Këtë pasdite 2 persona praktikues të sportit me balona kanë përfunduar në detin Adriatik.

Personat në fjalë kanë mbetur në mes të detit pasi u janë çarë balonat dhe era e fortë i ka zhvendosur ata drejt grykëderdhjes së lumit Seman.

Sërfistët ndodhen në një distancë rreth 1 km nga bregu i detit, ndërkohë që policia me mjete lundruese ka shkuar drejt vendngjarjes për të shpëtuar të rinjtë.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re