Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotmenë aksin Elbasan-Metalurgjik, ku një mikrobus me turistë që po ktheheshin nga Korça është përplasur me një kabriole tip Volsvagen.
Si pasojë e përplasjes së fortë kanë mbetur të plagosur 7 persona, 5 prej të cilëve pasagjerë në mikrobus dhe një çift bashkëshortësh që po udhëtonin me autoveturën e vogël.
Burime bëjnë me dije se të 7 këta persona janë transportuar në spital, ku çifiti i bashkëshortëve ndodhet në gjendje të rëndë.
Pasagjerët e mikrobusit shfaqen të traumatizuar por pa dëmtime serioze për jetën.
Siç shihet dhe nga pamjet e siguruara nga Faxweb, mjeti ti ‘Volswagen kabriole’ është dëmtuar plotësisht duke dëshmuar fuqinë e përplasjes.
/faxweb



