Për uljen e shtypjes së lartë të gjakut provojeni selinon. Falë përbërjes së saj me fibra, selino është luftues i vërtetë i hipertensionit arterial. Pos kësaj, selino ndikon pa efekte të dëmshme, madje edhe nëse përdorni ilaçe.
Kjo perime përmban substanca aktive që përmes mënyrës natyrale relaksojnë muskujt dhe muret e arterieve përreth tyre. Përbërësit e përmendur e ulin shtypjen e gjakut dhe përmirësojnë sistemin e gjakrrjedhjes dhe e ulin shtypjen e gjakut duke pakësuar hormonet e stresit.
Selino përmban edhe sasi të konsiderueshme të magnezit, kaliumit dhe kalciumit, e efekti i mirë i këtyre mineraleve shërben për qetësimin e sistemit nervor. Mjekësia moderne kohë të gjatë e ka injoruar këtë fakt.
Mjekësia kineze që moti e njeh faktin se lëngu i selinos është preparat për uljen e shtypjes së lartë të gjakut. Rezultatet e studimit amerikan ku pjesëmarrësit për shtatë ditë kishin konsumuar lëngun nga katër kërcej selino, dëshmojnë se ky lëng ul shtypjen e gjakut në mënyrë natyrale.
.



