Dy shqiptarë, 32 dhe 49 vjec janë arrestuar nga karabinierët e Salsomaggiore Terme pasi akuzohen se i kanë shitur lëndë narkotike një 22-vjecari, i cili ndërroi jetë rreth një vit më parë. Hetimet nuk kanë dhënë ende detaje në lidhje me shkaqet e vdekjes.

Dyshohet se 22-vjecari ndërroi jetë nga mbidoza e heroinës dhe kokainës, por testet e autopsisë nuk janë bërë publike për cështje sigurie. Ndaj, mbetet e paqartë nëse ka humbur jetën si pasojë e kombinimit të substancave apo ndonjë krimi tjetër.

Sidoqoftë, hetuesit kanë zhvilluar analizën e kontakteve dhe të njohurve më të fundit të viktimës, mes të cilëve ishin dy shqiptarët.

U zbulua se shitja e dhjetëra dozave të kokainës ndodhi midis Tetorit 2019 dhe Marsit 2020, për një vlerë midis 60 dhe 80 euro për dozë, me të ardhura totale të vlerësuara afërsisht 20 mijë euro. 32-vjeçari shiste 2-3 doza në ditë dhe arrinte të grumbullonte të ardhura të paligjshme të barabarta me rreth 15,000 euro; ndërsa për 49-vjeçari, kundrejt 2-3 dozave në ditë, siguronte të ardhura të paligjshme të barabarta me rreth 4.500 auro.

Të dy të arrestuarit ndodhen në burg në Parma, ndërsa një tjetër i dyshuar i kombësisë nigeriane mbetet në kërkim.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re