Pesë prokurorë kanë shprehur dëshirën për të qenë pjesë e Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Pas mbylljes së garës për dy vendet vakante në KLP, gazetari i Fax News Lisi Myrta raporton se 4 kandidatë vijnë nga prokuroritë e shkallëve të para dhe një nga Apeli. Prej afro një viti KLP ka vazhduar garën me mungesën e dy anëtarëve.

Kandidatët garojnë për të zëvendësuar Besnik Canin dhe Arben Dollapajn, të shkarkuar nga Vetingu. Që prej nisjes së punës, anëtarët  prokurorë të KLP janë goditur nga procesi i vetingut.

Rreth dy javë më parë, Këshilli i Lartë i Prokurorisë mbajti mbledhje online dhe njoftoi hapjen e 10 vendeve vakante për “Drejtues Prokurorie”, përmes procedurës së ngritjes në detyrë. Vakancat për drejtues të organit të akuzës përfshijnë Prokuroritë e Shkodrës, Korçës, Vlorës, Tropojës, Dibrës, Përmetit, Gjirokastrës, Pukës, Kavajës dhe Berat.

(A.M/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re