Skip to content

BE paralajmëron: Pse duhen respektuar intervalet për vaksinën Pfizer

Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) tha të hënën se duhet të respektohet një interval maksimal prej 42 ditësh midis dozës së parë dhe të dytë të vaksinës Pfizer-BioNtech për të arritur një mbrojtje të plotë.

Të dhënat mbi efektivitetin e vaksinës kundër COVID-19 bazohen në një studim në të cilin doza të vaksinës u dhanë në intervale prej 19 deri në 42 ditë, tha agjencia e BE, duke theksuar se mbrojtja e plotë arrihet shtatë ditë pas vaksinimit të dytë.

“Çdo ndryshim i këtij rregulli do të kërkonte ndryshime në deklaratën e miratuar të produktit dhe duhen më shumë të dhëna klinike për të mbështetur një ndryshim të tillë.”

Përdorimi i paautorizuar

Përndryshe, do të konsiderohej përdorim i paautorizuar jashtë udhëzimeve, shton EMA.

Përdorimi i tillë nënkupton më pak përgjegjësi të prodhuesit të vaksinave, përfundon agjencia.

Ministria gjermane e Shëndetësisë më parë kërkoi këshilla nëse do të shtyhet doza e dytë e vaksinës së virusit koronar nga kompanitë Pfizer dhe BionNTech, në mënyrë që sa më shumë njerëz të marrin dozën e parë dhe 239,000 qytetarë janë vaksinuar deri më tani.