Pas vrasjes së dyfishtë të motrave në zonën e Astiri në Tiranë  nga Përparim Ademi, ngjarja nuk i ka shpëtuar as vëmendjes së  mediave greke, të cilat i kanë edhe një artikull. Në shkrim flitet për historië e  Përparim Ademit me dy motrat Kristina Bardhi e Zhaneta Metani, vrasjes së dyfishtë, bashkëjetesës si dhe dëshmive për tregti fëmijësh në Selanik të Greqisë.

Ademi ka kryer një sërë krimesh të rënda në Greqi për shkak se vrasja e dyfishtë e motrave në Tiranë ka zbuluar pikërisht tregtinë e foshnjave në Selanik, pasi sipas dëshmive të familjarëve të motrave që mbetën të vrara.

Ademi i ka sjellë për disa kohë në Selanik për të punuar si prostituta dhe dyshohet se kanë shitur rreth 10 foshnje, të cilat i ka nxjerrë nga maternitetit me ndihmën e një avokati sipas ERT-së.

Ademi ndërkohë është në gjyq në Shqipëri për vrasjen e dy motrave, teksa ka pranuar edhe krimin në sy të një prej fëmijëve që ai kishte bërë me një nga motrat.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re