Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Gazmend Bardhi, përmes një postimi në facebook, ka akuzuar kryeministrin Edi Rama dhe qeverisjen e tij 8-vjeçare se ka shkatërruar ekonominë e vendit në çdo drejtim. Duke shpërndarë një video të tregtarëve të ndryshëm të cilët shprehen mbi kushtet e vështira ekonomike në të cilat ata gjenden, Bardhi thekson se kostoja e jetesës po rritet ashtu sikurse dhe papunësia.

Postimi i plotë: Për 8 vjet Rama dështoi në çdo drejtim dhe e shkatërroi ekonominë tonë. Kostoja e jetesës po rritet, ashtu si edhe papunësia. Vende pune nuk ka, ndaj të rinjtë tanë po e braktisin vendin. Rama kujdeset vetëm për veten e tij. Ai nuk mban as edhe një prej premtimeve që bën.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re