Faxweb.al ka mësuar detaje nga áksidenti i ndodhur në vendin e quajtur “Vajkan” në aksin rrugor Fier- Lushnje, ku një 50-vjeçar u gjet i vdêkur në anë të rrugës.

Burime bëjnë me dije se vi.ktima është Gëzim Gjyrdyku, babai i tre fëmijëve, banues në fshatin Verri, i cili punonte roje në një subjekt privat dhe po kthehëj nga puna në momentin që ndodhi áksidenti.

Pòlicia ka bërë me dije se ai ishte duke lëvizur me biçikletë, kur u áksidentua nga një automjet dhe gjeti vdêkjen.

Pòlicia është vënë në kërkim të autorit duke marrë dhe kamerat e sigurisë të bizneseve që ndodhen përgjatë autostradës. Familjarët kanë kërkuar gjatë gjithë natës, pasi 50-vjeçari nuk ishte kthyer në banesë, dhe e kanë gjetur atë mëngjesin e sotëm të pajetë.

Ndërsa banorët e zonës shprehen se ky segment rrugorë është i rezikshëm dhe shpesh ndodhin áksidente pasi mungojnë barrierat mbrojtëse, mbikalimet dhe nënkalimet.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re