Skip to content

Bilanc tragjik në SHBA, 4 të vdekur në protesta, 52 të arrestuar

 

4 persona kanë humbur jetën gjatë trazirave që u shkaktuan në Capitol Hill në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Sipas policisë metropolitane të Ëashingtonit gjithashtu janë arrestuar 52 persona, 47 prej tyre sepse kanë shkelur urdhërin e shtetrrethimit bën me dije në një deklaratë për mediat shefi i policisë metropolitane të Ëashington, Chief Robert J. Contee.

Mësohet se 2 bomba artizanale janë gjetur në kompleksin e ndërtesave rreth Kongresit në SHBA.
Ndërkohë që në Kongres ka rinisur puna për certifikimin e fitores së Biden, pavarësisht të gjitha trazirave që janë shënuar për orë me radhë.