Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, përmes një postimi në facebook ka shpërndarë një video ku tregohen dështimet ekonomike të qeverisjes Rama. Në video-mesazh theksohet se Rama premtoi që do ta ulte borxhin publik, ndërkohë që një gjë e tillë jo vetëm që nuk ka ndodhur, por borxhi publik u rrit me 3.25 miliardë euro.

Basha shprehet se nëse këtë nuk e ndalim sot, atëherë pasojat ekonomike do të duhet t’i paguajnë fëmijët tanë.

“Rama kujdeset vetëm për veten. Është koha për ndryshim dhe shpresë për Shqipërinë dhe shqiptarët!”, shkruan Basha në mbishkrimin e videos.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re