Skip to content

Protestat në SHBA – Merkel: U zemërova, Trump duhej ta pranonte humbjen

Kancelarja gjermane, Angela Merkel ka shprehur zemërim që presidenti Donald Trump nuk pranoi humbjet në zgjedhje, duke iu referuar protestës së djeshme që solli 4 vdekje dhe dhjetra të plagosur.

Merkel tha në një deklaratë për mediat se, rregulli themelor i demokracisë është që pas zgjedhjeve të ketë fitues dhe humbës, dhe se i vjen keq që Trump nuk e pranoi rezultatin e zgjedhjeve më 3 nëntor – fitoren e demokratit Joe Biden.

“Ne të gjithë pamë fotografitë shqetësuese të sulmit të Kongresit të SHBA dje në mbrëmje dhe këto pamje më zemëruan dhe trishtuan. Një rregull themelor i demokracisë është që pas zgjedhjeve të ketë fitues dhe humbës.

Të dy kanë rolin e tyre për të luajtur me mirësjellje dhe përgjegjësi në mënyrë që vetë demokracia të mbetet fituese. Më vjen keq shumë që Presidenti Trump nuk e pranoi humbjen e tij që nga nëntori dhe gjithashtu përsëri jo dje.

Dyshimet në lidhje me rezultatin e zgjedhjeve u trazuan dhe krijuan atmosferën që bëri të mundur ngjarjet e natës së kaluar”, – tha Merkel.