Skip to content

Tomori humb ndeshjen dhe vendin e tretë në Pogradec

Tomori ka humbur sot në Pogradec transfertën e parë për këtë fazë të katërt ndaj skuadrës vendase. Kjo fitore dhe humbja e Apolonisë në shtëpi ndaj Tiranës e katapulton Pogradecin në vendin e tretë të playoffit në grupin B. ndërsa tashmë Tomori renditet i katërt për të lënë Apoloninë pas vetes.

Pjesa e parë është mbyllur në barazim kur të parët që shënojnë janë vendasit me Lamen në minutën e 38’ por festa nuk zgjat më shumë se 5 minuta pasi është mbrojtsi Hoxha që barazon shifrat për Tomorit.

Ndërsa në të dytën liqenorët tërhiqen prej dore nga sulmuesi i tyre kryesor, Albi Çekiçi, i cili shënon dy herë brenda 4 minutave për të rikthyer Pogradecin në avantazh dhe për të mbyllur ndeshjen.

Por Tomori do të lëj sërish shenjën e vet në qytetin buzë liqenit kur shënon edhe golin e dytë, këtë herë është i riu Hyseni që nga pika e bardhë ngushton shifrat por deri në fund asgjë nuk ndryshon dhe Pogradeci bëhet kundërshtari i dytë pas Tiranë me të cilët Tomori del humbës duke llogaritur të 4 ndeshjet.

Ndërkohë në këtë sfidë tekniku Arbri ka zgjedhur të hedhë në fushë disa futbollist nga skuadra U19 duke bërë të njëjtin veprim që skuadra e bëri edhe në fundin e sezonit të shkuar për të parë ndonjë element të vlefshëm që mund të përdoret sezonit të ardhshëm./Berati.TV

Pogradeci 3-2 Tomori

Shënues: Lame 38’, Çekiçi 49’, 53’/ Hoxha 43’, Hyseni 70’(pen)

Pogradeci: Mali(Martkolaj 65′), Topllari, Shyti, Hidri, J. Liçkollari, Pere, Çekiçi, Jahaj(Alillari 55′), Hysenllari, Çela(Xh. Liçkollari 89’), Lame. Tr. F. Fetollari

Tomori: Haxhi, Gjonaj(Ajdinaj 61’), Hoxha, Daci(Lamaj 67’), Buda, Xhaninaj, Zoga, Serdari, Hyseni, Frabo(Mirani 65’), Sali. Tr. G. Arbri

Gjyqtarë: I. Zhuli, A. Koçiaj, E. Potomi(Tiranë)