Skip to content

(VIDEO)/ Pësoi atak kardiak, ja momenti kur 24-vjeçari rrëzohet në mes të fushës

 

Një lajm tragjik ka ndodhur këtë të enjte në Portugali, ku futbollisti brazilian Alex Apollinario nuk arriti të fitojë luftën me sëmundje, si pasojë ai u nda nga jeta disa ditë pasi pësoi sulm në zemër gjatë ndeshjes..

Futbollisti 24 vjeçar pësoi sulm në zemër të dielën dhe u shemb në fushë në mes të ndeshjes midis Alverca dhe Almeira në ligën e tretë të Portugalisë.

Braziliani u transferua me urgjencë në spital, ku mjekët luftuan për jetën e tij, madje në një moment u tha se gjendja e tij ishte e qëndrueshme. Sidoqoftë, trupi i tij nuk ishte aq i fortë sa të përballonte një sulm kaq të fortë në zemër.

Klubi i tij konfirmoi të enjten se Apolinario kishte vdekur në spital.

“Me keqardhje të thellë ju informojmë këtë mëngjes, sipas informacionit të siguruar nga stafi mjekësor i Spitalit Villa Franca de Cira, që Alex Apollinario ynë vdiq. FC Alverca do të sigurojë të gjithë mbështetjen e nevojshme për familjen e tij. Në këtë moment të zisë, të gjitha aktivitetet e klubit anulohen”, njofton klubi.