Albert Troci, mjeku shqiptar që punon në Itali, ka treguar përjetimet e para dhe efektet anësore që ka pasur pasi ka bërë vaksinën antiCovid-19.

“Efektet më të zakonshme janë dhembja te vendi i injektimit, dhembje muskujsh, pak luhatje temperature apo dhembje koke. Raste fatale nga vaksina deri tani nuk ka. Unë e këshilloj me shumë forcë vaksinimin, vetëm kështu mund të dalim nga kjo situatë”, është shprehur mjeku për A2 CNN.

Më tej, Troci ka shtuar se siguria e vaksinës ëhstë shumë e lartë. Sipas tij, edhe skeptikët do të binden kur të vaksinohen të afërmit e tyre.

“Nuk jam transformuar gjatë natës. Siguria është e lartë. Edhe po të marrim një antibiotik, udhëzuesi thotë se ka disa efekte anësore. Tashmë janë vaksinuar miliona njerëz në të gjithë botën dhe skeptikët e vaksinës do të binden kur ta marrin të afërmit e tyre dhe të mos shfaqin probleme pas vaksinës”, është shprehur Albert Troci, mjeku shqiptar që punon në Itali.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re