Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka zbuluar se qarqet ku do të kandidojë për zgjedhjet e 25 Prillit janë Elbasani dhe Fieri. Në një intervistë për ‘Syri’, Kryemadhi theksoi se këto dy qarqe janë të panegociueshme, por nuk e përjashton mundësinë e kandidimit në Tiranë dhe Durrës.

“2 qarqe janë të panegociueshme. Një është Elbasani se i kam një borxh sepse qytetarët, përballë atij presioni të tmerrshme, jo vetëm që i bënë ballë të gjithave dhe qëndruan në një guxim të panegociueshëm për mua ku strukturat kriminale të drejtuara nga dora e Edi Ramës shkonin në tjetërsimin e jetës së njerëzve. Kështu që kam një moral të madh për Elbasanit për të ulur nivelin e papunësisë dhe për ta ngritur në nivelet që meriton.

Dhe qarku i Fierit që më ka surprizuar. Më duket vetja si në vitet ’96-97 ku solidariteti mes nesh të majtëve krijon një frymë tjetër. Çdo votë për LSI-në është për Monika Kryemadhin dhe çdo kandidat tjetër. Ka kohë dhe për Tiranën e Durrësin”, tha Kryemadhi. (A.M/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re