Pas largimit të ish ministrit Nasip Naço nga Lëvizja Socialiste për Integrim, një tjetër emër që qarkulloi në portale ditët e fundit se i është bashkuar PS-së, ishte edhe ai i ish-deputetit të LSI në Shkodër, Agron Çela.

Por sot, vetë Çela ka reaguar në rrjetet sociale dhe e përgënjeshtron këtë lajm.

“Të tilla lajme jane teresisht te paverteta. LSI qarku Shkoder nuk e ndal askush dhe asgje perballe kauzes se saj per te qene zeri i qytetareve dhe per ta vazhduar misionin tone qe Shkodra dhe Shqiperia te jene shtepia jone e perbashket”, shpjegon Çela.

Postimi i plotë:

Fushata e lajmeve te rreme dhe shpikjes se konflikteve te paqena per fat te keq ka nisur prej kohesh.

Prej ditesh portale te ndryshme, kane nisur te etiketojne emrin tim, si nje prej emrave qe kam braktisur LSI-ne.

I gjendur perballe nje te pavertete te madhe, deklaroj me seriozitet dhe pergjegjesi te plote, se vazhdoj angazhimin maksimal te udheheq fushaten politike te LSI ne qarkun Shkoder.

Duke qene i vetmi deputet i qarkut Shkoder qe jetoj ne Shkoder, duke mos u shkeputur ne asnje moment nga komuniteti qe jam zgjedhur, duke qene zeri i qindra anetareve te LSI dhe i te gjithe komunitetit te qarkut Shkoder, qe jo vetem me kane besuar perfaqesimin ne Kuvend, por tek une dhe forca politike qe perfaqesoj kane gjetur nje dere te hapur per cdo shqetesim te tyrin.

Te tilla lajme jane teresisht te paverteta.

LSI qarku Shkoder nuk e ndal askush dhe asgje perballe kauzes se saj per te qene zeri i qytetareve dhe per ta vazhduar misionin tone qe shkodra dhe shqiperia te jene shtepia jone e perbashket.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re