Ka shumë gjasa që të përsëriten përmbytjet e ndodhura më parë në zonën e Fierit nga lumi Vjosë.

Alarmin e ka dhënë Luan Baçi, kryetari i PD në Fier, i cili ka publikuar dhe disa pamje nga situate dramatike e orëve të fundit.

Postimi i plotë:

Vjosa paralajmeron permbytje! Nisur edhe nga eksperienca e viteve te kaluara dhe renia me intesitet e shirave te diteve te fundit dhe sipas parishikimeve te motit, jo per te perhapur panik, por per te qene koshient, per ate çfare mund te ndodhe, nga vazhdimi i reshjeve, ka shume gjasa qe te perseriten permbytjet e ndodhura me pare.

Demet kane qene te pa llogaritshme, shume te medha, ne blegtori dhe toka te permbytura dhe ne baze ushqimore.

Deme qe asnjehere nuk u moren seriozisht nga qeveria dhe banoret e ketyre zonave e paguan shume shtrenjte.

Vjosa, Shkumbini, Gjanica, duhen monitoruar me kujdes, eksperiencat e kaluara jane te hidhura per ne.

Qeveria dhe pushteti lokal, po mjaftohen me inspektime dhe fjale boshe, deklarata, pa kuptim dhe tregojne histori.

Asnje marrje mase, gjate kesaj kohe per te perballuar, permbytje te mundshme, asnje pune paraprake, per te ndaluar ujrat qe mund te dalin nga shtrati nga momenti ne moment.

Asnje orientim per banoret e zonave, te Frakulles, te Ferrasit, te Poros, te Pishes, te Boçoves, te Sheq musalalarit etj ..zona si keto qe gjate viteve te kaluara, kane pesuar deme te shumta, qe akoma as sot nuk jane rikuperuar.

Pa harruar Hoxhar, Darzeze dhe shume zona te tjera te Fierit dhe me gjere.

U bej thirrje organeve te pushtetit lokal dhe qeverise, te marrin masa te menjehershme, per minimizimin e pasojave dhe shmangjen ne maksimum, te ketyre pasojave.
Do te ishte e pa falshme, neglizhinca e tyre, madje e denueshme, ne qofte se do te perseriten skenat e viteve te kaluara, me deme shume te medha dhe me justifikime te pa pergjegjshme te pushtetareve lokal dhe qendror.

Qeveria duhet te jete ne sherbim te qytetareve dhe jo per pazaret e radhes me oligarket, duke analizuar dhe ne keto periudha, mundesi perfitimi nga situatat, qe mund te krijohen!

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re