Që rreth orës 09:00 të mëngjesit të sotëm kanë nisur shkarkimet nga hidrocentralet e Ulzës dhe Shkopetit, për shkak të rritjes së nivelit të ujit nga reshjet masive të shiut.
Raportohet se kanë filluar shkarkimet edhe në HEC-in e Qafmollës.
Shkarkimet kanë rritur nivelin e prurjeve në lumin Mat, duke ngritur alarmin për përmbytje në zonën e bregut të Matës në Lezhë dhe Fushë Kuqes në Kurbin.
Aktualisht nuk ka probleme dhe po monitorohet e gjithë argjinatura.