Partitë politike që gëzojnë të drejtën për të propozuar anëtarë dhe sekretarë të KZAZ-ve për zgjedhjet për Kuvend, duhet të dorëzojnë propozimet e tyre dhe dokumentacionin përkatës brenda datës 11 Janar 2021.

Pranë KQZ-së do duhet të depozitojnë propozimet dhe dokumentacionin përkatës si më poshtë vijon:

Partia Socialiste e Shqipërisë do të propozojë:

-dy anëtarë në çdo KZAZ;

-anëtarin e shtatë në KZAZ-të e renditura me numër çift;

-sekretarin e KZAZ-së, në KZAZ-të e renditura me numër tek.

Partia Demokratike do të propozojë:

-dy anëtarë në çdo KZAZ;

-anëtarin e shtatë në KZAZ-të e renditura me numër tek;

-sekretarin e KZAZ-së, në KZAZ-të e renditura me numër çift.

Lëvizja Socialiste për Integrim do të propozojë një anëtar në çdo KZAZ;

4.Partia Social Demokrate do të propozojë një anëtar në çdo KZAZ;

Në shkallë vendi, 30% e anëtarëve të KZAZ-ve të propozuar nga Partia Socialiste dhe 30 % e anëtarëve të KZAZ-ve të propozuar nga Partia Demokratike, duhet të jenë nga secila gjini.

Bashkëngjitur gjeni shkresën që Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve ju ka dërguar partive politike që gëzojnë të drejtën për të propozuar anëtarë dhe sekretarë të KZAZ-ve.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re