Dy shqiptarë kanë hyrë brenda sallonit të shitjes së automjeteve në Virona të Athinës, në Greqi, me synimin që të grabisnin kasafortën.

Plani i tyre ishte i mirëmenduar dhe siç raporton “Mega”, ata hapën një vrimë në apartamentin ngjitur me dyqanin, duke hyrë kështu në brendësi. Pasi morën kasafortën, ata morën çelësat e një automjeti dhe u nisën menjëherë, por një patrullë policie nisi t’i ndjekjë e menjëherë.

E gjitha përfundoi pikërisht në vendin ku mbaronte edhe rruga që ata ndoqën. Pasi u arrestuan policia nisi hetimet nëse shqiptarët i përkasin ndonjë rrjeti që grabit kasafortat.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re