Ilir Mataj, ish- ministër i Transporteve të Shqipërisë dhe prej më se 20 vitesh drejtor i ANALTIR, zyrës përfaqësuese të transportit ndërkombëtar në Shqipëri, është ndarë sot në mëngjes nga jeta.

Mataj ishte prekur prej një muaji nga COVID-19. Epidemia i shkaktoi probleme në shëndetin e tij dhe ju desh të rikthehej në spital për të përballuar efektet anësore, por nuk ja doli dot.

Ilir Mata ishte një nga specialistët e transportit rrugor në Shqipëri kur në qeverinë teknike të vitit 1991 me kryeministër Vilson Ahmeti u bë ministër Transporti.

Ai më pas vazhdoi të udhëheq zyrën shqiptar të Transportit Internacional Rrugor në Shqipëri të quajtur ANALTIR.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re