Forcat e Armatosura kanë nisur punën për rindërtimin e urës së Kalivaçit në Lezhë e cila u shemb nga prurjet e shumta të shiut ditët e fundit. Xhenierët e Komandës Mbështetëse këtë të dielë nisën menjëherë punën për ndërtimin e urës së Kalivaçit në bashkinë e Lezhës, e cila pas prishjes nga rreshjte e shiut ka izoluar rreth 1500 banorë të fshatrave Kalivaç, Ungrej, Kashnjet, Vig e Kastër.

Menjëherë pas mbushjes së krahut të dëmtuar, xhenierët e FA do të nisin montimin e urës tip “bailey”. Ura do të jetë 21 m e gjatë dhe veç të tjerash, frekuentohet nga nxënësit e 5 shkollave 9-vjeçare në zonë.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re