Ka rinisur këtë të hënë mësimi në shkollat 9 vjeçare dhe gjimnaze, pas pushimeve dimërore që zgjatën më shumë këtë vit, me qëllim parandalimin e përhapjes së virusit.

Procesi ka vijuar, i alternuar mes prezencës fizike dhe në distancë, për të gjitha klasat e tjera përveç atyre të fillores dhe maturës.

Disa nxënës, që janë pjesë e mësimit të kombinuar, shprehen se preferojnë të jenë vetëm prezentë në klasë dhe jo online.

 

Nxenes

“Do doja të bëja mësimin vetëm në shkollë, në klasë se e kemi më të thjeshtë për ta zhvilluar mësimin sesa online”

 

Nxenes

 

“Kur jemi në klasë me mësuesen dhe nxënësit e tjerë, e kuptojmë më mirë mësimin.”

 

Nga ana tjetër, edhe pse frika e infektimit nga Covid-19 është e pranishme, prindërit duan mësimin në bankat e shkollës për fëmijët e tyre.

Edhe në universitete prej disa ditësh ka nisur mësimi online. Pedagogët shprehen se zhvillimi i procesit nëpërmjet një ekrani ka disa mangësi. Sipas tyre, provimet virtuale nuk do të ishin matës realë të dijeve të përftuara nga studentët.

Mësimi i alternuar në shkolla dhe ai online në universitete, do të vazhdojnë deri në një afat të pacaktuar, në varësi të ecurisë së pandemisë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re