Edhe pse reshjet e shiut janë pakësuar, situata e përmbytjeve në qarkun e Shkodrës paraqitet e rënduar.

Rreth 1900 hektarë tokë bujqësore vazhdon të jetë e përmbytur, ndërsa hidrometri në Dajç dhe në liqenin e Shkodrës është në kuotat maksimale.

Sipas shtabit të emergjencave, rruga për në obot mbetet e kalueshme vetëm me mjetet e ushtrisë, pasi niveli i ujit në këtë aks është mbi 80 centimetra.

Ndërkohë në qarkun e Lezhës, niveli i ujit, krahasuar me një ditë më parë, ka rënë ndjeshëm duke sjellë përmirësim të situatës.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re