Momente humori janë shënuar mbrëmjen e djeshme në emisionin Opinion, teksa kreu i PD-së Lulzim Basha lëshoi një batutë. Teksa ishte duke shpjeguar aferat me të cilat sipas tij shoqërohet projektet e PP-ve, Basha i tha analistëve në studio të mos kalojnë “hu më hu” me temat sepse ngelen në vend të keq.
“Mos kaloni nga dega në degë, hu më hu, se ngeleni në vend të keq pastaj. Ndjesë (qesh)! Ndjesë! Ju kërkoj ndjesë. Në fakt kjo është diçka që edhe nxit passion, se bëhet fjalë për 2 miliardë euro të shqiptarëve. Ja që të dhashë të drejtë Lorenc Vangjeli”, tha Basha.
Ndërkohë që analistët e kaluar me humor të gjithë situatën, ndërsa gazetarja Mirela Milori shtoi ”nuk i kanë zotërinjtë këto”.
“Luli kërkon pasion që të nxjerrë maskarenjtë nga tempulli”, u shpreh nga ana tjetër analisti Lorenc Vangjeli.



