Skip to content

Greqi, 13 anëtarë të FETO-s kërkojnë azil

Trembëdhjetë anëtarë të organizatës terroriste FETO u janë drejtuar autoriteteve greke për të kërkuar azil, pasi kishin ikur në ishullin Rodes, bënë të ditur mediat lokale.

Ekipet dhe policia e Rojës bregdetare greke u njoftuan nga banorët e ishullit pasi një anije e dyshimtë iu afrua plazhit përgjatë bregdetit perëndimor të ishullit të mërkurën në mbrëmje, njoftuan mediat greke.

Autoritetet theksuan se anëtarët e FETO-s, të cilët erdhën nga provinca perëndimore e Izmirit të Turqisë me një motoskaf, u prezantuan si “gulenistë” dhe kërkuan azil.

Autoritetet greke do të shqyrtojnë kërkesën e tyre për azil. Gjashtë anëtarë të FETO-s që u arratisën në ishullin e Kretës kërkuan azil në Greqi më 10 janar.

FETO dhe udhëheqësi i saj me qendër në SHBA Fetullah Gülen orkestruan grushtin e shtetit të mposhtur të 15 korrikut të vitit 2016 i cili la 251 persona të martirizuar dhe rreth 2.200 të plagosur. Ankaraja po ashtu akuzon FETO-n se qëndron pas një fushate të gjatë për të përmbysur shtetin përmes infiltrimit në institucionet turke, veçanërisht në ushtri, polici dhe gjyqësor.