Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi po zhvillon ditën e sotme një takim me banorët e Mollasit në Cërrik, ku ka dëgjuar nga afër shqetësimet e tyre.

Gjatë fjalës së saj Kryemadhi premtoi para banorëve se LSI shumë shpejt do të dalë me qasje të qarta për fermerët.

Po ashtu ajo tha se fermerët nuk marrin asnjë mbështetje nga qeveria.

Kryemadhi tha se na ndajnë 100 ditë nga zgjedhjet e 25 prillit, ndërsa shtoi se është populli ai që të ndëshkon me votën.

Nga ana e tyre fermerët shprehën shqetësimet se janë të skualifikuar nga karburanti pa akcizë, pasi kushtet nuk i përmbushin.

Ndër të tjera ata thanë se kanë nevojë për politikanë të terrenit dhe jo të fjalëve e premtimeve të pambajtura.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko