Kryetari i Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi ka zhvilluar dtën e sotme një takim me ambasadoren amerikane në Tiranë Yuri Kim.

Lajmin e ka bërë me dije vetë Celibashi, i cili deklaroi se në qendër së bisedës ishin zgjedhjet e 25 Prillit dhe ecuria për procesin e identifikimit biometrik, votimit elektronik, lista e zgjedhësve, dokumetet e identifikimit dhe dekriminalizimi.

“Identifikimi biometrik, votimi elektronik, lista e zgjedhësve, dokumetet e identifikimit, dekriminalizimi, masat për parandalimin e shitblerjes së votës & mashtrimit në zgjedhje, patën fokusin e diskutimit me Ambasadoren e SHBA, Yuri Kim @USAmbAlbania në takim e sotëm në KQZ.

Së bashku me Nënkomisioneren Pleniku prezantuam ecurinë e përgatitjeve për zgjedhjet e 25 prillit 2021. Krijimi i besimit të të gjithë aktorëve në integritetin e procesit zgjedhor, sfidë për KQZ.”, tha Celibashi.

 

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re