Skip to content

Do të udhëtoni në SHBA? Ambasada: Kushtet e reja të fluturimit që nga data 26 janar

Ambasada e SHBA e1449595157267

Ambasada Amerikane në Tiranë njoftoi sot nga data 26 janar do të ketë kushte të reja për ata që do të shkojnë me avion në SHBA.

Në njoftimin e publikuar sot në rrjetet sociale, ambasada shkruan: “Duke filluar nga 26 janari, nëse udhëtoni me avion nga një vend tjetër drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ju duhet të paraqisni një rezultat negativ testi COVID-19 ose prova që e keni kaluar COVID-19 përpara se të udhëtoni. Mësoni më shumë mbi kërkesat për udhëtim duke klikuar këtu https://bit.ly/3srOFLA

| Duke filluar nga 26 janari, nëse udhëtoni me avion nga një vend tjetër drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ju…

Posted by U.S. Embassy-Tirana on Saturday, January 16, 2021