Gjykata e Tiranës ka dhënë masën e sigurisë ndaj pesë personave të arrestuar për konflikin mes dy ortakëve në kompleksin e pallateve tek rruga ”Ndre Mjeda”. Gjykata ka dhënë masën e arrestit të shtëpisë për dy biznesmenët Albert Allmuca dhe Sino Llanaj.

Ndërsa për tre rojet gjykata caktoi masën detyrim paraqitje. Më konkretisht me këtë masë u lanë Shkelzen Byberi, Skender Margjeka dhe Alfred Lumani.

Ndërkohë vijon të jetë ende në kërkim personi që qëllooi me armë gjatë konfliktit që ndodhi disa ditë më parë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re