Foto ilustruese

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Balldre-Lezhë, ku dy automjete janë përplasu me njëra tjetre. Sipas burimeve, bëhet e ditur për “Faxnews” se  nga aksidenti i ndodhur këtë të shtunë, ka mbetur i plagosur një person i cili është transportuar drejt Spitalit Rajonal të Lezhës.

Goditjet e aksidentit kanë qenë mjaftë të fuqishme duke shkaktuar dëme të konsiderueshme të mjeteve tip “peugeot” dhe “Benz”. Në vendngjarje forcat blu kanë nisur hetimin për zbardhej e shkaqeve të aksidentit në aksin rrugor Balldre-Lezhë.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re