Ilustruese

Rruga e Gjegjanit, e cila përbën rrezik për përdoruesit e segmentit rrugor nacional do të bllokohet ditën e nesërme nga ora 11:00 – 13:00.

Bashkia e Pukës ka vendosur të bëjë ndërhyerje  për shkak të ankesave të banorëve se shkakton shumë probleme nga rënia e gurëve dhe pjesëve të tjera shkëmbore.

Njoftimi i plotë

Nisur nga rrezikshmëria me të cilen po përballen përdoruesit e segmentit rrugor nacional, Kryqëzim Hadroi – Gjegjan – Mirditë, bashkia Pukë ka vendosur ndërhyrjen me forcat e veta për evitimin e rrezikut sa të jetë e mundur.

Për këtë qëllim, nesër, e Hënë, datë, 18.01.2021, aksi rrugor Kryqëzim Hadroi – Gjegjan – Mirditë do të jetë i bllokuar nga ora 11:00 -13:00.

Janë të lutur të gjithë përdoruesit e këtij segmenti rrugor të na mirkuptojnë me qëllim shmangien e rrezikut nga rënja e vazhdueshme e gurëve dhe pjesëve të tjera shkëmbore.

Edhe pse kjo ndërhyrje nuk është detyrim i bashkisë Pukë përshkak se segmenti është në inventarin e ARRSH, ndërhyrja realizohet me vendim të kreut të bashkisë Pukë, z.Gjon Gjonaj, nisur nga ankesat e shumta të qytetarëve të kësaj zone dhe rrezikun që kanoset në këtë pjesë territorjale në juridiksionin e bashkisë Pukë.

Ju faleminderit për mirkuptimin!

(A.M/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re