Burime nga Policia shqiptare konfirmojnë për Fax News, zhdukjen në Shqipëri të Davide Pecorelli, ish gjyqtar i sektorit Arezzo dhe biznesmen.

Me çështjen e tij po merren strukturat përkatëse të Drejtorisë së Policisë Shkodër, ndërsa fillimisht lajmi i zhdukjes u denoncua nga ish-bashkëshortja e tij që jeton në Itali.

Fax News mëson se ngjarja po trajtohet në bazë të dyshimeve se ka të bëjë me rrethana kriminale, për shkak të konflikteve për çështje biznesi që Pecorreli ka pasur në Itali.

Hatuesit kanë marrë në pyetje partneren e tij shqiptare, emri i të cilës nuk bëhet me dije për shkak të hetimeve, ndërsa informacionet e dhëna prej saj po studiohen me kujdes për gjetjen e gjurmëve të autor/it/ëve të ngjarjes.

Mediat italiane kanë trajtuar ditët e fundit zhdukjen e tij duke raportuar se nuk ka pasur asnjë lajm për 45-vjeçarin San Giustinese që nga 6 janari.

Rrethanat e ngjarjes 

Detaje të reja dalin në dritë nga zhdukja e mistershme biznezmenit italian Davide Pecorelli, i cili njëherësh ka qenë dhe arbitër në futbollin italian.

Mësohet se në makinën që ai kishte marrë me qera sapo kishte mbërritur në Rinas, e cila u gjet e djegur në datën 8 Janar në zonën e Pukës janë gjetur eshtra, të cilat ende nuk janë verifikuar nëse i përkasin biznesmenit. Eshtrat e gjetura në makinën e djegur pritet që të çohen për ekzaminim në Itali, dhe për të parë nëse kemi të bëjmë me gjurmë ADN-je të Pecorrellit.

Sipas partneres së Pecorellit, ai kishte ndërmend që të bënte biznes në Shqipëri, ndërkohë që së fundi kishte qenë në një intenerar nga Tirana drejt Vlorës, dhe më pas drejt qytetit të Shkodrës.

Mësohet se biznesmeni italian ishte duke u kthyer në hotel në momentin kur makina u gjet e djegur, ndërkohë që të gjitha lëvizjet e tij kanë qenë të monitorueshme përmes GPS. Nuk bëhet ende e ditur se cila ka qenë fusha ku italiani do të investonte në Shqipëri, dhe as nëse ka gjetur ortak në vendin tonë.

Brenda mjetit të djegur në Pukë janë gjetur edhe disa sende personale të Pekorelit, përfshirë një orë dhe celular të tij. 45-vjeçari ka qenë për shumë vite një gjyqtar profesionist.

Ai ka drejtuar kryesisht në Serinë C në Itali gjatë karrierës së tij. Por ndërkohë, në CV ka edhe shumë ndeshje në Serinë A, por si gjyqtar i katërt.

Në Itali presin ende të mësojnë rrethanat e zhdukjes së tij në vendin tonë në një ngjarje shumë të pazakontë.

(E.K/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re