Një e dhënë prekëse është zbuluar nga vdekja e fëmijës 2-vjeçar, Alfi Evans në Britaninë e Madhe, fati i të cilit u ndërkombëtarizua nga fakti se gjykata britanike nuk e lejuan transferimin e vogëlushit në Itali, marrë përsipër nga Vatikani për kurim.

Fëmija, të cilit pak ditë më parë iu hoqën tubat që e mbanin në jetë, për shkak të një sëmundjeje të rrallë, dha frymën e fundit. Dhe në këtë fund dramatik, zbulohet se i ati i tij, Tom Evans 21 vjeç, i ka dhënë frymë në gojë nga goja e tij, në një përpjekje tipike prindërore për ta mbajtur në jetë

Është raportuar ky fakti nga Mirror, që shkruan më tej se prindërit e Alfie, Tom dhe Kate James kaluan momentet e fundit pranë të voglit të tij si një familje ku shtriheshin bashkë që të tre.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko