Në Vlorë, Presidenti i vendit Ilir Meta ka gjetur rastin të takojë nga afër e t’i urojë ditëlindjen edhe legjendës vlonjate të sportit të peshëngritjes, Myslym Myslimit.

Meta shprehet përmes një statusi në Facebook se ai ka gdhendur me punën, talentin dhe karakterin e tij një personalitet, që të imponon respekt dhe nderim gjithmonë.

STATUSI I PLOTE
I lumtur t’i uroja sot 60-vjetorin e lindjes, legjendës vlonjate të sportit të peshëngritjes, Myslym Myslimi.
Mbi 10 herë kampion i vendit me fanelën e Flamurtarit dhe të Partizanit, rekordmen dhe titullar i ekipit kombëtar, ai ka gdhendur me punën, talentin dhe karakterin e tij një personalitet, që të imponon respekt dhe nderim gjithmonë, duke treguar njëkohësisht se është një qytetar shembullor, familjar dhe prind i shkëlqyer. Kënaqësi të ndaja disa momente edhe me familjen e tij të mrekullueshme.
EDHE 100 KAMPION!

I lumtur t'i uroja sot 60-vjetorin e lindjes, legjendës vlonjate të sportit të peshëngritjes, Myslym Myslimi.
Mbi 10…

Posted by Ilir Meta on Monday, January 18, 2021

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re