“Sigurisht që në momentin që kompania do të bëjë furnizimin e parë për 10700 vaksinat e para, do të ndjekim të njëjtin proces për të hequr dhe çdo sekëlldi të krijuar nga të gjithë këto lloj “tralalash” të krijuar në media e rrjete sociale. Kam biseduar me ministren që sidoqoftë, pjesa që ka bërë vaksinën, kurdo që të duhet të marrë dozën e dytë, të bëjë transparencë mbi antitrupat për të parë që realisht vaksina është marrë, ajo që thuhet dhe ka bërë të gjithë efektin e parashikuar.
Kam parë që analistë dhe opinionistë kanë hedhur idenë se unë jam injektuar me ujë biologjik në trupo. Kjo është një analizë shumë e lartë për nivelin tonë. Është oprtune t’u jepet mundësia atyre që e ndjekin këtë nivel të lartë analize të jenë të garantuar nga faktet.
Shqipëria mbetet një histori pozitive në luftën ndaj pandemisë, nuk kam parasysh se çfarë mund të ndodhte nëse do të ishim me ato spitale që gjetëm në 2013. Kam parasysh raportin e shifrave me vendet e tjera. Në asnjë rast Shqipëria nuk i është afruar skenarit katastrofik, ashtu siç ka ndodhur në shumë vende. Mos të harrojmë se në aspektin e masave shtrënguese ne kemi arritur të krijojmë një ekuilibër që është pozitiv për shëndetin dhe për ekonominë”, tha Rama.
/faxweb



