Rama: Ka momente të trishtueshme sic ishte për të gjithë momenti i shfaqjes së harbutërisë nga një personazh që ishte vërtetë i neveritshëm në spitalin Shefqet Ndroqi, por nga ana tjetër, aq sa i trishtueshëm që ishte për të gjithë, aq edhe pozitive ishte që një qytetare denoncoi dhe një media e mbështeti, që personazhi abuziv është pas hekurave dhe mesazhi u dha shumë i qartë dhe duhet ta përsëris, ne jemi në gatishmëri të plotë për të bërë atë që na takon dhe për të reaguar ashtu si na takon ndaj cdo shfaqje abuzive, por sidomos në sistemin tonë shëndetësor dhe për këtë them që të mos heshtim, të mos struken, të mos tërhiqen dhe të denoncojnë cdo rast të cfarëdo lloj niveli abuziv se mbase raste të një shëmtie të tillë mund të mos jenë të përditshme, por në të përditshme edhe një vonesë të shkaktuar për pak mijë lekë të vjetra është e patolerueshme që një numër që është pakicë e pakicës në sistemin tonë shëndetësor të njollosë bluzat e bardha të Republikës së Shqipërisë, sakrificat e atyre që dhe jetën e humbën në këtë luftë për të shpëtuar jetë, të atyre që cdo ditë e kalojnë në rrezik dhe vazhdojnë të rezistojnë në vijën e zjarrit.
Është e patolerueshme për këdo që e sheh këtë gjë, të heshtë. Nëse ka ende mungesë besimi tek organet e drejtësisë, është e justifikueshme që dikush ta ketë më të lehtë të shkojë tek një media investigative, ta bëjë këtë gjë dhe kjo është puna më e mirë që një qytetar mund të bëjë sot për ta forcuar sistemin tonë të shëndetësisë edhe më shumë dhe për ta lejuar që të përparojë dhe më shumë.
Është një punë vërtetë atdhetare që të japësh kontributin tënd individualisht për një individ që flet në emër të bluzave të bardha si një sanitare dhe në cdo moment me ata që i dalin përpara, i njollos dhe i përdhos. Realisht dua ti shpreh ngushëllimet e mia për humbjen , e cila sigurisht nuk lidhet me faktin në vetvete, nga Covidi të njeriut të dashur por edhe gjithë mirënjohjen e respektin që mori përsipër që të hedhë hapin. Gjithashtu ti shpreh mirënjohje e respekt gazetarëve e të gjitha emisioneve që merren me këtë pjesë sepse është një kontribut i madh dhe i munguar i medias dhe gazetarisë sonë. Një goditje e tillë përmes shtypit dhe lirisë së shprehjes përmes një medie ka më tepër vlerë se miliona llafe e analiza të dhëna në hava.
/faxweb



