Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu gjatë një prononcimi për emisionin Open tregoi pritshmëritë e tij në lidhje me marrëveshjen që forca e tij politike pritet të ketë me PD-në.

Mediu theksoi se PR-së i takon një deputet në Tiranë, në Shkodër një kandidat i renditur në vendin e 6 ose të 7, si edhe një kanidat i renditur në vendin e 6, 7 ose 8.

“Mua mu tha se çfarë do PR. Unë i thashë se PR do të fitojë së bashku me PD dhe aleatët. Që të rritemi duhet të bashkohemi.

Na takon 1 deputet në Tiranë, në Shkodër na takon vendi i 6 ose 7, në Fier vend i 6,7 ose i 8. Kam ardhur nga një takim me 400 veta në Shkodër. Këta persona do të bëjnë fushatë për PR-në. 12 kandidatë nga PR duhet të jenë në listën e PD që të maksimalizohen votat”, tha Mediu.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re