Drejtori i Gazetës Telegraf Enxhëll Musai ishte i ftuar në emisionin “Me Xhaxhiun” në Fax News ku foli mbi situatën e përmbytjeve në vend. Ai thotë se nuk janë marrë masat e duhura në mënyrë që të minimizoheshin dëmet. Sipas gazetari, edhe pse janë harxhuar 380 milionë euro akoma vazhdojnë të jenë të përmbytura katet e para të shtëpive dhe bizneset.
“As për t’ua rimbursuar nuk ua rimburson dot, atëherë çfarë duhet të bënte, a u bë kontrolli i hidrovoreve, a u bë kontrolli i kanalizimeve, a u bë kontrolli i shërbimeve të tjera, çfarë ka bërë, çfarë masash ka marrë, ndërkohë të mos harrojmë që Ministria e Bujqësisë në Shqipëri prej vitesh jo vetëm këto 8 vitet e qeverisë të partisë socialiste apo të rilindjes, por edhe më përpara ka një fond prej gati 80 milion euro që merr nga Bashkimi Evropian në formën e grandeve, rimbursimeve për të përballuar këtë situatë.
Atëherë neve nuk mund t’i themi as atij fermerit pse nuk ke bërë këtë kanalin e madh për të depozituar ujrat , nuk i themi dot as atij qytetarit pse nuk hap kanalet nëpërmjet trotuareve ku nëpërmjet projektit të rilindjes urbane mos të harrojmë janë harxhuar 380 milionë euro dhe ti i ke të përmbytura edhe shtëpitë edhe katet e para dhe dyqanet dhe bizneset ka një lloj përgjegjësie.
Unë kam qenë në 2010 për të ndjekur nga afër kemi ndenjur të instaluar përmes Shtabit të Emergjencave gati dy javë kemi fjetur në Shkodër, pra kanë qenë përmbytje që ka zgjatur mbi një muaj, jo katër ditë.
Megjithatë unë nuk po them pse ra shi normale që do bier, pse ra shi me intensitet normal, po pse nuk u morën masat që të minimizoheshin në maksimum dëmi, ky është problemi. Pastaj ana tjetër përmbytjet në qytete, në qendrat e qyteteve, qyteteve kryesore të vendit, por jo qyteteve që janë në zonë të ngritur dhe kjo është e turpshmë, ku janë kanalizimet, ku janë punimet, po ca u bënë.
Ka dhe një vizionë, ka një investim që në radhë të parë të shpëtohemi nga përmbytjet , ta kem të aksesueshëm edhe nga qytetarët, t’i shërbejë dhe qytetarëve qoftë për ecje, qoftë për gjelbërim, qoftë për trafik” – tha Musai.
/faxweb



