Kreu i PD-së Lulzim Basha ka komunikuar sot me gazetarët, ku tha se ka falenderuar zyrtarë të BE-së për ndihmën që i kanë dhënë vendin sa i takon përballimit të pasojave të pandemisë.
Sipas numrit një të PD, për shkak të dështimit të Ramës, Shqipëria është në krizë të thellë ekonomike, pasi shqiptarët paguajnë më shumë taksa dhe nuk marrin ndihmë.
“Sapo pata një komunikim në zoom me Komisionerin Oliver Varhelyi dhe David Mcallister. Kam folur edhe për ndihmën që BE i ka ofruar Shqipërisë, por edhe për ndihmën ekonomikë dhe në sektorin e shëndetësisë që BE do të ofrojë në të ardhmen.
Një gjë është e qartë, për shkak të dështimit të Ramës Shqipëria është në krizën më të thellë ekonomike”, tha Basha.
“Lajmi i mirë është se ditët e kësaj qeveria janë të numëruara. Tirja i qeverisë që u ka marrë para shqiptarëve dhe ia ka dhënë një grushti njerëzish. Nuk mund të fshehë dështimin e tij duke fajësuar këdo, përfshirë së fundmi edhe BE”.
/faxweb
