Skip to content

E quajti të rrezikshëm, Haradinaj i përgjigjet ”flakë për flakë” Vuçiçit: Ose njih Kosovën brenda katër vitesh ose…

Vijon përplasja në distancë mes presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçic dhe kreut të AAK-së në Kosovë Ramush Haradinaj, pas idesë që hodhi ky i fundit për Shqipërinë e Madhe.  Haradinaj i qendron deklaratës së tij për Shqipërinë e Madhe, dhe thotë se në rast se Serbia nuk e njeh deri në 2025 Kosovën, atëherë do të bëhet referendum për bashkimin mes dy vendeve.

Deklarata e plotë e Haradinajt:

Për sa kohë i dukem i rrezikshëm Aleksandër Vuçiqit dhe Serbisë, jemi në rrugë të drejtë!

Mos keni frikë, z. Vuçiq. Nuk keni nevojë të jeni nervoz. Kosova vetëm po e kërkon atë që i takon.

Nëse ju dhe të tjerët dëshironi ta shmangni një referendum mbi bashkimin e Kosovës me Shqipërinë në vitin 2025, ka një mënyrë shumë të thjeshtë: Serbia ta njohë Kosovën si shtet të pavarur.

Tutje, Kosova e di rrugën e saj drejt anëtarësimit në NATO, BE dhe OKB. Me retorikë histerike nuk do të na ndaloni në të drejten tonë për të definuar të ardhmen e Kosovës.

Të gjithë duhet ta dinë që deklarata dhe betimi im për bashkim me Shqipërinë vjen si rezultat i neglizhencës së vazhdueshme të Brukselit në lidhje me Kosovën. Kosova dhe qytetarët e saj janë më pro-perëndimorët dhe si të tillë nuk e meritojnë të përbuzen, injorohen dhe kushtëzohen në pafundësi!

/faxweb