Skip to content

Pas kritikave të Ramës, BE Reflekton mbi vaksinat, ja cfare pritet se shpejti



Pas kritikave të kryeministrit Edi Rama për vaksinat, Bashkimi Evropian reflektoi.

Komisioneri për Zgjerimin, Oliver Varhelyi deklaroi se do të ngrihet një mekanizëm i posaçëm për të siguruar vaksinat për vendet e Ballkanit Perëndimor.

“Për të siguruar front të bashkuar për të mposhtur COVID19 dhe qasjen e hershme në vaksina, Komisioni Evropian do të ngrejë mekanizëm për të strukturuar sigurimin e vaksinave të ndara nga shtetet anëtare, me vëmendje të veçantë për Ballkanin Perëndimor dhe fqinjët. Do të hulumtohen mundësi të mëtejshme për të siguruar vaksinat herët”, u shpreh Varhelyi në “Tëitter”.






Previous articleAgjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile: Merrni masa urgjente, keto qytete rrezikohen serish nga permbytjet