Skip to content

Tërmet me magnitudë 4.4 godet vendin gjatë natës, ja ku ishte epiqendra

Një tërmet me magnitudë 4.4 të shkallës Rihter lëkundi gjatë natës vendin tonë.

Tërmeti ra në orën 03:39 të së mërkurës dhe e kishte epiqendrën 32 kilometra nga Elbasani dhe 22 kilometra nga Pogradeci. Lëkundjet kishin një thellësi prej 2 kilometrash.

Lëvizjet sizmike shkaktuan frikë tek banorët megjithatë deri më tani nuk raportohet për dëme.