Skip to content

Basha zgjedh drejtuesit politik të PD në Dibër dhe Berat

Partia Demokratike ka zyrtarizuar edhe dy drejtues të tjerë politik në qarqe, të cilët do drejtojnë fushatën për zgjedhjet e 25 prillit.

Sikurse ishte përfolur dhe pritej, Xhelal Mziu është konfimuar nga Lulzim Basha si drejtues politik i PD për qarkun Dibër.

Xhelal Mziu ka qënë një pikë e fortë e PD në zonën e Kamzës aty ku ishte disa mandate kryebashkiak dhe ka udhëhequr shumë beteja elektorale të PD.

Ndërkohë Tomor Alizoti, I rikthyer në pozicione të rëndësishme në PD pas një periudhe tërheqje, do të drejtoje fushatën e PD në qarkun Berat.