Presidenti i zgjedhur i SHBA-së, Joe Biden dhe zëvendës presidentja e zgjedhur Kamala Harris sot do të bëjnë betimin dhe do të fillojnë detyrat e tyre.
Biden dhe Harris, para ceremonisë së betimit në orën 14:45 do të vizitojnë katedralen “Cathedral of St. Matthew the Apostle” në Washington D.C. Në vizitë Biden dhe Harris do të jenë të shoqëruar nga bashkëshortët e tyre Jill Biden dhe Douglas Emhoff.
Pas vizitës, Biden dhe Harris në orën 16:30 do të mbërrijnë në ndërtesën e Kongresit ku do të mbahet ceremonia e betimit.
Ceremonia e betimit
Ceremonia e betimit do të fillojë në 17:15 në platformën e ngritur në pjesën perëndimore të ndërtesës së Kongresit. Në orën 18:00 Biden do të betohet si presidenti i 46-të i SHBA-së ndërsa Harris si zv.presidentja e 49-të e vendit.
Biden këtu do të mbajë një fjalim për fillimin e detyrës. Pritet që Biden në fjalimin e tij t’u kushtojë rëndësi mesazheve për luftën kundër koronavirusit të ri (COVID-19) dhe ribashkimin e popullit amerikan të ndarë politikisht.
Pas fjalimit, presidenti, zv.presidentja dhe bashkëshortët e tyre në orën 19:40 do të përshëndesin trupën ushtarake e cila është një traditë ushtarake e cila simbolizon dorëzimin në mënyrë paqësore të pushtetit tek kryekomandanti i ri.
Në orën 20:25 Biden dhe Harris me bashkëshortët do të vendosin kurorë në Memorialin e Ushtarit të Panjohur në varrezat kombëtare Arlington.
Kortezhi presidencial
Presidenti dhe zv.presidentja në orën 21:15 nën shoqërimin e automjeteve të emërtuara “kortezhi presidencial” do të nisen drejt Shtëpisë së Bardhë e cila do të jetë banesa e tyre e re.
Presidenti Biden në orën 22:15 do të fillojë punën në Zyrën Ovale në presidencë në Shtëpinë e Bardhë do të nënshkruajë dekretet e para dhe do të përcaktojë udhëzimet administrative.
Në orën e 22:45 do të mbahet ceremoni betimi online për personelin e emëruar ditën e parë nga presidenti.
Programi festimit
Presidenti, zv.presidentja dhe bashkëshortët e tyre në orën 01:48 do të marrin pjesë në programin special të festimit i cili do të prezantohet nga aktori Tom Hanks. Në programin që do transmetohet drejtpërdrejt nga televizionet, do të performohet në skenë një muzikal nga Lin Manuel Miranda krijuesi i muzikalit “Hamilton” i vënë në skenë në Broadway.
Gjithashtu në skenë do të jenë të pranishëm me këngët e tyre edhe Jon Bon Jovi, Ant Clemons, Foo Fighters, John Legend, Demi Lovato, Bruce Springsteen dhe Justin Timberlake.
Dita e parë e detyrës në Shtëpinë e Bardhë do të përfundojë me paraqitjen e presidentit dhe Zonjës së Parë në ballkonin e Dhomës Blu në portikun jugor në orën 02:55.
