Një 35-vjeçar është vënë në pranga nga policia italiane pasi është kapur me 5 kilogramë lëndë narkotike e llojit kokainë.
Autoritetet italane kanë bërë me dije se arrestimi i 35-vjeçarit është bërë në zonën e Lecco-s ku ishte duke udhëtuar me një furgon frigoriferik. Në deklaratën e tyre ata theksojnë se shqiptari ishte duke udhëtuar me një furgon bosh dhe kjo gjë bëri që uniformat blu të dyshonin. Pasi kontrolluan mjetin policia pikasi pakot e kokainës të cilat ishin të mbështjella dhe mbanin një shënim ku shkruhej ‘LAMBO’.
Autoritetet vendase nuk kanë bërë me dije indetitetin e shqiptarit pasi hetimet janë duke vijuar për zbulimin e këtij rrjeti të lëndëve narkotike./r.g
/faxweb
