Skip to content

“BMW”-ja nuk kontrollon dot frenat, ‘çmenden’ shoferët nga bllokimi i autostradës Tiranë-Elbasan (VIDEO)

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në dalje të autostradës Tiranë-Elbasan. Një makinë tip “BMW” ka humbur kontrollin dhe është përplasur me mbrojtësen anash rrugës.

Nga aksidenti nuk ka pasur të lënduar, por vetëm dëme materiale. Në pamjet e siguruara nga Fax News, vihet re se është bllokuar qarkullimi i mjeteve në autostradë ndërsa është bërë radhë kilometrike e automjeteve, një pjesë e të cilëve nuk janë në dijeni se çfarë ka ndodhur.

(A.M/Faxweb.al)



/faxweb