Një ditë pas largimit të tij si president i SHBA-ve është zbuluar edhe shuma që presidenti Donald Trump do të marrë si pension. Mësohet se atij do ti lidhet një pension vjetor pre 221.400 dollarëve dhe disa përfitime të tjera që vlejnë shumë më shumë sesa pensioni vjetor.
Me shumë gjasa këto benefite mund ti hiqen në rast se dënohet pas thirrjes së Senatit për ta shkarkuar. Sipas ligjit në fuqi, pensioni nuk do t’i takonte presidentëve që gjatë ushtrimit të funksionit “janë shkarkuar” përmes “impichment”.
Në rast se do të merrte një impichment nga Senati, largimi i tij nuk do të quhej një pensionim, por një ndërprerje e mandatit, e barasvlefshme me shkarkimit. Benefitet tjera që Trump do t’i gëzojë përveç pensionit mund të jenë më të rëndësishme dhe vlefshme, siç është hapësira për zyrë dhe pagat për personelin, që mund të tejkalojnë shifrën e mbi një milion dollarëve.
Sipas analizës së Fondit Nacional, nga viti 2020 katër ish-presidentëve u janë ndarë 56 milionë dollarë benefite të ndryshme. Ish-presidentët Bill Clinton, George W. Bush dhe Barack Obama gjatë vitit të kaluar kanë paguar nga më shumë se 500 mijë dollarë qira.
(E.K/Faxweb.al)
/faxweb
