Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Bardh Spahia ka reaguar ndaj deklaratave së ministres së Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, në lidhje me vaksinimin anti-Covdid të shqiptarëve.

“Kjo qeveri nuk ka hallin e shëndetit të shqiptarëve, por vetëm ta shtyjë procesin ngadalë me vaksina në valixhe deri në 25 prill! Ky nuk është kalendar vaksinimi, por vetëm kalendar elektoral i një kryeministri që vazhdon të dëshmojë se ka mashtrimin prioritet e jo shëndetin e qytetarëve!”, shkruan Spahia në reagimin e tij në rrjetet sociale.

Postimi i plotë i Spahisë:

EDHE VAKSINAT ME PLAN ELEKTORAL E JO SHENDETESOR!

Belbëzimi i ministres së shëndetësisë në Opinion, zbuloi se pas “sekretit” për kontratën e vaksinave, qëndron përdorimi elektoral i një procesi që shpëton jetë, sic është vaksinimi anti Cocid-19. 50 vaksina në ditë, deri sa të arrihet në datën e zgjedhjeve.

Kontrata e rrjedhur në media tregon sesi një numër fare i vogël vaksinash do të vijnë në Janar-Shkurt (ende me pikëpyetje), ndërsa pjesa tjetër përsëri e pamjaftueshme mund të vijnë në vjeshtë-dimër.

Kur mendohej se shqiptarët do kenë shansin të vaksinohen në masë, në rastin më të mirë pas një viti, ministrja detyrohet të zbulojë skenarët që nuk i paraqet institucionalisht: vaksinimi i popullatës në 14 muaj qenkërka skenar me fat sepse skenari i fundit qenka ai i vaksinimit pas dy vitesh, pra në vitin 2023!!!!!

Kjo qeveri nuk ka hallin e shëndetit të shqiptarëve, por vetëm ta shtyjë procesin ngadalë me vaksina në valixhe deri në 25 prill! Ky nuk është kalendar vaksinimi, por vetëm kalendar elektoral i një kryeministri që vazhdon të dëshmojë se ka mashtrimin prioritet e jo shëndetin e qytetarëve!

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re